Nokia 930 me kamerë më të mirë se iPhone 6, Note 4, Nexus 6...

Teknologji

Nokia 930 me kamerë më të mirë se iPhone 6, Note 4, Nexus 6...

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:36

Nokia 930 u zbulua për herë të parë në prill të 2014 si modeli më i avancuar në Windows Phone që është në dispozicion deri më sot.

Telefoni u paraqit me një kamerë të plotë në HD, ekranin me 5-inç, procesorin quad-core, si dhe kamerën e pasme me 20 megapiksel, ndërsa telefoni do të sjell edhe Windows 10 më vonë gjatë këtij viti.

Në një test të verbër të kamerës të kryer nga Phone Arena, sensori i kamerës së Nokia 930 me 20MP është vënë në provë - dhe doli në krye, para modeleve tjera të telefonave të bëra nga rivalët.

Nokia 930 morri pikë më shumë se Apple iPhone 6 Plus, Samsung Galaxy Note 4 dhe Galaxy S5, si dhe doli më mirë se Nexus 6, dhe HTC One M9.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat