Del në shitje iPad-i i Papa Françeskut

Teknologji

Del në shitje iPad-i i Papa Françeskut

Më: 29 mars 2015 Në ora: 23:31

Një iPad që i përkiste dikur Papa Françeskut do të dalë në shitje më 14 prill në Montevideo dhe fondet e mbledhura nga shitja e tij do të shkojnë për të financuar një lice në Paysandu, lokalitet i vogël në veriperëndim të Uruguait.

Sipas shtëpisë së ankandeve “Castells”, tableti mund të arrijë një shifër prej 40 mijë dollarësh. Bëhet fjalë për një iPad 4 argjendi me markën zyrtare “Servizio Internet Vaticano” dhe shkrimin “Su Santidad Francisco”.

iPad mban firmën autentike të sekretarit të Papës, monsinjor Fabian Pedacchio Leaniz. Tableti iu dhurua nga Papa Françesku një prifti uruguaian Gonzalo Aemilius, i cili ia dhuroi liceut Francisco të Paysandu. Liceu e ka nxjerrë në shitje për të financuar punimet e rinovimit.

"Jeta është një dhuratë e çmuar, por e kuptojmë këtë vetëm kur ua japim të tjerëve", ka shkruar në profilin e tij në Twitter Ati i Shenjtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat