Ndërtimet paraprake të Windows 10 po vijnë në më shumë telefonë Lumia: A është i juaji në listë?

Teknologji

Ndërtimet paraprake të Windows 10 po vijnë në më shumë telefonë Lumia: A është i juaji në listë?

Më: 29 mars 2015 Në ora: 10:05

Nëse zotëroni një smartfon Lumia, shanset që të keni mundësi të provoni versionet paraprake të Windows 10 po rriten. Sipas zëdhënësit të Microsoft, Gabe Aul, kompania do të ofrojë ndërtimet paraprake të Windows 10 për një linjë më të gjërë smartfonësh.

Version paraprake të Windows 10 mbërritën në telefonët Lumia gjatë muajit Shkurt, por që funksionin në një numër tepër të limituar modelesh Lumia. Microsoft gjithashtu shpjegoi edhe arsyet pse ndërtimi i parë i Windows 10 nuk ishte i disponueshëm për pjesën më të madhe të smartfonëve falë një karakteristike të re të platformës mobile. Dhe sipas Microsoft, kjo karakteristikë e re tani është e gatshme të funksionojë në pjesën më të madhe të telefonëve Lumia.

Lista e telefonëve që janë në gjëndje të testojnë ndërtimet paraprake të Windows 10 numëron 36 modele Lumia përfshi Lumia 1020 dhe 1520. Lista e plotë është: Lumia 1020, 1320, 1520, 520, 525, 526, 530, 535, 620, 625, 630, 635, 636, 638, 720, 730, 735, 810, 820, 822, 830, 920, 925, 928, Icon, 430, 435, 532, dhe 640.

Microsoft bëri të ditur se kjo listë në ditët në vijim do të pasurohet me më shumë modele Lumia të mbështetur nga Windows 10. Gjithësesi, Kompania akoma nuk ka bërë të ditur se kur Windows 10 për telefonët do të jetë i disponueshëm në versionin zyrtar, stabil. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat