Fansat e Android e pranojnë se e lakmojnë iOS

Teknologji

Fansat e Android e pranojnë se e lakmojnë iOS

Më: 28 mars 2015 Në ora: 16:30

Fansat e Android janë një grup njerëzish krenar për platformën e tyre mobile të cilën e kanë zgjedhur para opsioneve tjera, sidomos para iOS të Apple.

Pork a edhe prej tyre që e pranojnë se ka edhe shumë karakteristika tjera të sistemit operativ të Apple të cilat ata i lakmojnë dhe do të donin ti kishin të njëjtat në të ardhmen. Këtë “rrëfim” ata e kanë bërë në komunitetin e Android në Reddit.

Përgjigja më e pëlqyer kishte të bënte me posedimin e lejimeve të ndryshme për aplikacionet në Google Play Store.

Një tjetër përgjigje e komentuar ishte ajo që diskutonte mbi atë se -sa shpejt përditësimet vijnë në Android në pajisjet e tyre mobile.

Edhe pse dihet se modeli i biznesit të Android është i bazuar në ofrimin e sistemit të saj oeprativ tek shumë prodhues, kjo merr shumë kohë në testimin e të gjitha pajisjeve specifike dhe ofrimin e versioneve të reja të platformës tek të cilat duhet instaluar aplikacionet.

Disa përdorues të tjerë kanë kërkuar që Google ta legjitimojë një kamerë dhe të mos lejojë instalimin e kamerave me aplikacione që sjellin virusa dhe nuk japin asnjë përvojë të mirë gjatë përdorimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat