Drejtori i Apple vendos të japë për bamirësi pasurinë, ja shuma marramendëse

Teknologji

Drejtori i Apple vendos të japë për bamirësi pasurinë, ja shuma marramendëse

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:03

Dhurimet për bamirësi realizohen çdo ditë nga persona të ndryshëm anekënd botës, por një lajm tepër i veçantë vjen ditën e sotme nga administratori i deleguar dhe drejtori i Apple, Tim Cook, i ka vendosur të japë për bamirësi të gjithë pasurinë e tij, me përjashtim të një pjese të vogël. Ajo pjesë e pasurisë së Cook do të shkojë për edukimin dhe shkollimin e nipit të tij të vogël, në moshën 10 vjeçare aktualisht.

Qëllimi i pasardhësit të Steve Jobs është bërë i ditur gjatë një interviste-portret që i është bërë nga e përjavshmja “Fortune”, në të cilën saktësohet edhe pasuria e Cook, që është 785 milionë dollarë, ku 120 milionë janë aksione tek Apple. “Shpresoj të jem një gur në liqenin që sjell dallgë ndryshimi”,- ka thënë Cook gjatë intervistës, ndërsa ka treguar për vendimin e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat