Tastiera që lidhet me çdo pajisje nëpërmjet Bluetooth-it

Teknologji

Tastiera që lidhet me çdo pajisje nëpërmjet Bluetooth-it

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:36

Microsoft ka krijuar një tastierë që paloset dhe lidhet me çdo pajisje nëpërmjet Bluetooth-it.

Microsoft prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave një tastierë të palosshme, universale, e cila mund të lidhet me çdo pajisje nëpërmjet Bluetooth-it. Kjo tastierë është shumë e hollë dhe ofron butonat më kryesorë në pesë rreshta. Butonat kryesor për kontroll multimedial janë të vendosur në rreshtin e parë.

Gjiganti i softuerit ka mundësuar që Tastiera Universale e Palosshme të funksionojë me telefonat inteligjentë dhe tabletët që bazohen tek platformat iOS, Android dhe Windows. Tastiera mund të paloset si një portofol dhe mund të mbahet shumë lehtësisht së bashku me tabletin. Ajo ka gjithashtu një portë microUSB në njërën anë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat