Microsoft deklaron se Windows 10 dhe aplikacionet universale do të ndryshojnë gjithçka

Teknologji

Microsoft deklaron se Windows 10 dhe aplikacionet universale do të ndryshojnë gjithçka

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:27

Gjatë Kongresit Mobil Botëror, shefi i marrëdhënieve me publikun pranë Microsoft, Greg Sullivan foli gjerë e gjatë mbi Windows 10 dhe renditi me qindra arsye që duhet të na bëjnë të besojmë se ky sistem i ri operativ i ri do të ndryshojë gjithçka përsa i përket të ardhmes së Microsoft. Ai deklaroi se ka gjithsej 1.5 miliard arsye që e vërtetojnë këtë. Aq sa parashikohet të jetë numri i përdoruesve të Windows 10 në të gjithë botën.

Sullivan shpreson se shumë përdorues do të përditësojnë pajisjet e tyre, duke filluar që nga smartfonët, tabletat e deri tek kompjuterat, me versionin e ri Windows 10. Windows 10 do të ofrojë aplikacione universale që do të ofrojnë mbështetje për çdo lloj pajisje.

Tani mendoni për hendekun e aplikacioneve që ka lënë të vetmuar Windows Phone. Që nga moment kur Windows Phone u bë pjesë e sistemit të unifikuar të Windows 10 duket se ky hendek është zbutur sadopak. Në vend të tij përdoruesit janë të gatshëm duke pritur që aplikacionet universale të Windows 10 të bëhen të disponueshme për tu shkarkuar në çdo pajisje. Dhe zhvilluesit do të kenë arsye bindëse për të krijuar aplikacione universale.

Bëhet fjalë për një plan tepër serioz në bazë të të cilit aplikacionet universale do të ndërtohen në atë mënyrë që do të përshtaten me madhësine e ekraneve të pajisjeve të ndryshme. Microsoft e demostroi këtë në një konferencë për shtyp mëngjesin e ditës së hënë. Injëjti aplikacion i paketës Office u instalua si në një Windows Phone ashtu dhe një tabletë Surface me ekran 8.4 inç. Pamja u përshtat në mënyrë të shkëlqyer ne secilin ekran.

Gjatë konferencës Stephen Elop, kreu i Nokia, konfirmoi se telefonët me sistem operativ Windows 8.1 që do të hidhen në shitje, do të përditësohen në Windows 10. Ndërsa aplikacionet universale do të shoqërohen nga ikona që i identifikojnë ato në Windows Store. Më shumë rreth këtyre aplikacioneve do të mësojmë në konferencën e zhvillueve të kompanisë që do të mbahet në 1 Maj në San Francisco. Windows dhe Windows Phone tanimë zotërojnë potencialin e duhur që do ti rendisë ata në palën e shërbimeve dhe produkteve konkurente në treg. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat