Apple Watch në Evropë, prej muajit të ardhshëm

Teknologji

Apple Watch në Evropë, prej muajit të ardhshëm

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:46

Apple më parë kishte deklaruar se ora e saj e mençur Apple Watch do të debutojë në prill, edhe pse kompania nuk e kishte saktësuar nëse pajisja e saj e dorës do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA në fillim.

Tani drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook e ka konfirmuar se Apple Watch do të jetë në dispozicion që nga fillimi në më shumë vende të botës prej muajit të ardhshëm, dhe në mesin e këtyre vendeve përfshihen disa shtete të Evropës, edhe pse ai nuk ka dhënë detaje mbi të gjitha vendet që do të marrin pajisjen.

Megjithatë, duke u bazuar në deklaratën e Tim Cook i cili kohët e fundit tha se Apple ka punësuar më shumë njerëz në dyqanin e saj kryesor në Berlin, mund të pritet që Apple Watch do të jetë që nga fillimi në Gjermani, e më pas edhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe dhe në pjesën tjetër të vendeve evropiane.

Apple do ta mbajë një ngjarje për media të hënën, më 9 mars, dhe aty pritet ta prezantojë datën e lansimit të Apple Watch, e cila është thënë se do të fillojë të shitet prej 349 dollarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat