Microsoft prezantoi zyrtarisht smartfonët Lumia 640 dhe 640 XL

Teknologji

Microsoft prezantoi zyrtarisht smartfonët Lumia 640 dhe 640 XL

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:54

Ja ku mbërriti edhe momenti i Microsoft. Kompania prezantoi në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë dy telefonë të parametrave mesatarë. Ato janë modelet Lumia 640 dhe Lumia 640 XL. Siç mund ta kuptoni nga emërtimi, Lumia 640 XL zotëron disa veçori më të sofistikuara. Ky I fundit do të jetë zëvendësuesi i Nokia Lumia 1320 që në essence është një version me kosto më të ulët krahasuar me Lumia 1520.


Microsoft nuk I zbuloi çmimet ekzakte po që Lumia 640 XL duhet të kushtojë afro 250 Euro ndërsa modeli Lumia 640 afro 170 Euro. Që të dy telefonët do të kenë përditësimin më të fundit të Windows Phone 8.1 quajtur Lumia Denim. Microsoft me produktet e saj ka shënjestruar vazhdimisht tregun e ulët dhe mesatar të telefonëve po që nuk duket të ketë rezultuar një sukses. Sipas statistikave më të fundit, telefonët Windows zotëronin vetëm 2.7 % të tregut të smartfonëve.


Lumia 640 XL


Microsoft ka kontribuar së shumti në trendin e phabletëve të cilët përfaqësojnë smarfonët me ekran më të madh se 5 inç. Dhe Lumia 640 XL e ruan vazhdimësinë e këtij trendi. Ekrani i këtij telefoni llogaritet në 5.7 inç po aq sa është ekrani i Galaxy Note 4 dhe zotëron një rezolucion 1280×720 pixel. Smartfoni ka një peshë 171 gram dhe përmasa 157.9 x 81.5 x 9.0 mm.


microsoft_lumia_640xl_collection-100570653-largeKamerat e smartfonëve gjithmonë janë një komponent kyç në shitjet e smartfonëneve. Lumia 1520 zotëronte 20 megapixel ndërsa Lumia 640 XL ka një kamër 13 Megapixel. Kamera frontale e Lumia 640XL shkon përtej kapacitetit të Lumia 1520 me një sensor mjat të mirë prej 5 megapixel.


Në brendësi të Lumia 640 XL gjendet një processor Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM dhe 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Bateria me kapacitet prej 3000mAh do ti rezistonte një bisede 24 orëshe në rrjetin 3G.


Telefoni gjithashtu ofron Bluetooth 4.0, GPS, NFC, Miracast, 802.11b/g/n si dhe teknologjinë SensorCore.


Lumia 640


Microsoft Lumia 640 ofron çdo gjë që mund të kërkoni nga një smartfon modern. Ekrani 5 inç me rezolucion 1280 x 720 ofron më të mirën së bashku me një processor Snapdragon 400, 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Smartfoni ofron mbështetje për kartat microSD. Pasardhësi i Nokia Lumia 630 sjell kamerën frontale prej 1 Megapixel dhe një përmirësim të dukshëm të asaj të pasme nga 5 Megapixel në 8 Megapixel.


Falë 1 GB RAM që zotërojnë smartfonët, që të dy do të jenë të gatshëm për Windows 10. Lumia 640 do të jetë e disponueshme në të gjithë botën, falë edhe varietetit më të lartë të frekuencave që zotëron krahasuar me Lumia 640 XL. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat