Acer sjell risinë më të re Liquid M220

Teknologji

Acer sjell risinë më të re Liquid M220

Më: 2 mars 2015 Në ora: 12:03

Acer po punon që të hyjë në tregun e segmentit të ulët të Windows Phone, me telefonin e saj të quajtur Liquid M220.

Ky telefon posedon një ekran WVGA prej 4-inç me rezolucion prej 480x800 piksel, procesor 1.2 GHz Dual-Core, 512MB RAM memorie, 4GB memorie të brendshme, kamerën prej 5MP në anën e pasme dhe kamerën e përparme 2MP.

Është e qartë se kompania Acer me këtë model dëshiron t’i bëjë konkurrencë me modelet e lira të Lumias, edhe pse është e dukshme se Liquid M220 është pak inferior ndaj modeleve të Microsoft-it.

Telefoni i Acer-it kushton vetëm 79 euro, që i bie të jetë në rangun e çmimeve me modelin Lumia 535. Ndërkohë Acer thekson se Liquid M220 mund të përditësohet edhe në Windows 10.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat