Kongresi Mobil Botëror: Samsung sjell revolucion në dizajn me Galaxy S6 (Foto)

Teknologji

Kongresi Mobil Botëror: Samsung sjell revolucion në dizajn me Galaxy S6 (Foto)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 23:32

Zakonisht smartfonët Galaxy S6 nuk kanë rezultuar asnjëherë ashtu si sllogani që i shoqëronte “The next big thing”. Por me ardhjen e Galaxy S6 padyshim që Samsung po përpiqet ta bëjë realitet slloganin. Ky smartfon simbolizon fillimin e një epoke të re për linjën Galaxy të Samsung. Duket se me Galaxy S6, Samsung ka përmbledhur avantazhin e çdo smartfoni të kësaj linje për ti sjellë ato në një produkt të nivelit të lartë në një trup plotësisht metalik. Realisht Galaxy S6 është telefoni që duhet ta kishim në duart tona që një vit më parë.

Galaxy S6 ngjan së shumti me Apple iPhone 6

Kjo është gjëja e fundit që përdoruesit Android do të donin por pamja e jashtme e tij i përngjan së tepërmi iPhone 6 –tës së Apple. Fillimisht ishte Xiaomi që solli pajisje të frymëzuara nga Apple por tanimë duket se dhe Samsung është duke ndjekur në një farë mënyre këtë strategji. Sidomos versioni i ngjyrës së bardhë së Galaxy S6 ngjason me iPhone 6. Kjo për vet faktin se cepat e këtij smartfoni janë të rrumbullakët ashtu si tek një iPhone. Galaxy S6 demostron se nuk jetojmë më në një botë ku dominojnë telefonat plastikë por ku mbizotërojnë smartfonët me trup metalik me një dizajn perfekt. Ndërsa Galaxy S6 Edge është smartfoni më i rehatshëm që mund të keni ndonjëherë. Të dy versionet janë dizenjuar për tu blerë nga individë që preferojnë luksin dhe dinë të vlerësojnë një smartfon të mirë, të paktën kjo është ndjesia që këta smartfonë duan të përçojnë.

Telefon i ri proçesor i ri

Ndryshe nga pjesa më e madhe e paraardhësve të tij, Galaxy S6 përdor proçesorin e ri të vetë kompanisë Samsung, një Exynos tetë bërthamësh në vend të çipit tradicional Qualcomm. Kompania deklaroi se proçesori 14 nm premton një konsum më efiçent të baterisë sepse përfshin katër bërthama të dedikuara për ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë dhe 4 të tjera për performancën e proçesorit. Direkt pas lançimit filluan të qarkullonin fjalë se ky proçesor ka probleme me mbinxehjen por deri tani asgjë nuk është vërtetuar dhe duket se proçesori punon më së miri.

Android Lollipop

Samsung me këtë smartfon mund të ketë kaluar kufijtë e dizajnit por përsa i përket softuerit ai ka nevojë akoma për punë. Përveç përditësimit Lollipop softueri nuk sjell asgjë të re. Edhe pse softueri ka pësuar disa ndryshime të vogla pjesa më e madhe e tij është e njëjtë me atë të përdorur në smartfonët e tjerë të kësaj linje.

Kur do mund ta blejmë Galaxy S6 apo S6 Edge?

Mos provoni të shkoni që tani në dyqane për të blerë një smartfon të tillë pasi nuk do ta gjeni atë. Samsung lançoi sot dy smartfonat e tij më të rinj por ata nuk do të jenë të disponueshëm për blerje deri në pranverë. Atëherë përdoruesit do mund të eksperimentojnë dizajnin e ri dhe padyshim kamerën 16 megapiksel. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat