Në Brazil s’do ketë më Whats App. Ja arsyeja

Teknologji

Në Brazil s’do ketë më Whats App. Ja arsyeja

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:49

Një gjykatës në San Paolo në Brazil, ka urdhëruar pezullimin e shërbimit të WhatsApp në të gjithë territorin e shtetit. Lajmi është bëri i ditur në të përditshmen Folha de S.Paulo. Vendimi është marrë më 11 shkurtin e shkuar, duke qenë se WhatsApp ka refuzuar të ndihmojë forcat e rendit në lidhje me një hetim mbi një rast pedofilie.
Sipas gjykatësit, WhatsApp ka refuzuar prej vitit 2013 të ofrojë bashkëpunimin e tij me policinë e Piaui, një qytet në verilindje të Brazilit, duke mos vënë në dispozicion bisedat e realizuara në këtë platformë.

“Deri pak kohë më parë, në hetime ndiqeshin dhe përgjoheshin vetëm tabulatet telefonike, bisedat zanore dhe mesazhet, por sot telefoni nuk përdoret vetëm në këto dy mënyra. Është shumë i nevojshëm bashkëpunimi i WhatsApp për njohjen e përmbajtjeve dhe dialogjeve të shkëmbyera mes të rinjve në këtë aplikacion, në mënyrë që të zbardhet ngjarja kriminale”,- ka thënë gjykatësi.

Vendimi iu është komunikuar operatorëve telefonikë dhe atyre që lejojnë aksesin e internetit në Brazil. Gjithsesi, shërbimi është ende i vlefshëm në këtë shtet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat