Archos sjell smartfonin e ri 50 Oxygen Plus

Teknologji

Archos sjell smartfonin e ri 50 Oxygen Plus

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 13:37

Kompania franceze Archos është përgatitur mirë për prezantimin e telefonit Archos 50 Oxygen Plus.

Specifikat e këtij smartfoni përfshijnë një ekran 5-inç IPS LED me rezolucion prej 720p, procesor 1.4 GHz MediaTek MT6592 Octa-Core, me grafikën Mali 450MP4 dhe 1GB RAM memorie.

Posedon edhe 16GB memorie të brendshme me portin për microSD (deri në 128GB), kamerën e pasme prej 8MP me autofokus dhe atë të përparme prej 5MP, si dhe punon me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat.

Archos tashmë ka konfirmuar edhe lansimin e telefonit me version 4G, i cili pritet të shfaqet në muajin qershor të këtij viti dhe i cili vjen me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop.

Ndërkohë pritet që telefoni të jetë në dispozicion nga marsi me një çmim prej 205 euro. /albeu.com/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat