Kongresi Mobil Botëror 2015, ja çfarë duhet të presim nga shfaqja më e madhe e smartfonëve

Teknologji

Kongresi Mobil Botëror 2015, ja çfarë duhet të presim nga shfaqja më e madhe e smartfonëve

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 20:23

Eventet prestigjoze nuk mungojnë në fushën e teknologjisë. I tillë ishte dhe shfaqja e produkteve elektronike CES në Las Vegas që tërhoqi vemendjen e gjithë botës por tanimë ka ardhur koha për realizimin e shfaqjes më të madhe të smartfonëve në botë, Kongresi Mobil Botëror 2015. Ky event do të mbahet në data 2-5 mars në Barcelonë, pra është vetëm disa ditë larg. Në të do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me prurjet më të fundit të teknologjisë ku përfshihen smartfonët, tabletët apo veshjet elektronike inteligjente. Parashikohet që gjatë këtij eventi të lançohet pjesa më e madhe e pajisjeve teknologjike të këtij viti.


Kongresi Mobil Botëror është vendi më i mirë ku prodhuesit mund të prezantojnë produktet e tyre më të reja. Mbajtja e këtij eventi në Barcelonë përbën një përfitim të madh për konsumatorët europianë. Duke u bazuar në gjithçka që është zbuluar deri më sot rreth produkteve që priten të lançohen në Kongresin Mobil Botëror, ne kemi krijuar një ide se çfarë duhet të presim nga ky event kaq i rëndësishëm.


Samsung


Duke qënë se në CES kompania koreane nuk prezantoi asgjë të re, atëherë Kongresi Mobil Botëror do të përbëjë një moment të rëndësishëm për të. Pak para MWC Samsung ka vendosur të mbajë një mini event të quajtur “Unpacked” gjatë të cilët do të prezantohet smartfoni i shumëpritur Galaxy S6. Sigurisht që e gjithë vëmendja do të jetë mbi të por kompania nuk do të mjaftohet me kaq. Samsung do të lancojë dhe Galaxy S6 Edge dhe Galaxy S6 Mini që cilësohen si smartfonë buxhetorë. Galaxy S6 Edge pretendohet të ketë një ekran të lakuar.


Samsung-invitationPërsa i përket frontit të pajisjeve inteligjente, pritet që Samsung të konkurojë Motorolën dhe LG-në me një orë inteligjente të rrumbullakët të koduar me emrin “Orbis” që do të karikohet me anë të wirelesit, sipas Sammobile. Samsung zakonisht zgjedh Kongresin Mobil Botëror për të prezantuar ndonjë përditësim të serisë të tabletave ndaj ka të ngjarë që të shohim diçka të tillë. Dhe sa për adhuruesit e Galaxy Note, ky event nuk premton ndonjë lajm të rëndësishëm për ta.


HTC


Nëqoftëse Samsung mund të cilësohet si Cristiano Ronaldo i Android atëherë HTC mbetet të jetë Lionel Messi. Detajet e shumta që ka publikuar HTC rreth produktit të saj të ri na kanë dhënë një ide të qartë të asaj ç’ka duhet të presim nga kompania tajvaneze. Ashtu si Samsung dhe HTC ka zgjedhur të mbajë një event në datën 1 mars në orën 4 pasmesdite ku do të lançojë smartfonin HTC One M9.


HTC-One-M9-invitePërpos këtij smartfoni mendohet se kompania ka zgjedhur këtë event për të simbolizuar hyrjen e saj në tregun e orëve inteligjente. Pritet që HTC të lançojë orën inteligjente One Wear në bashkpunim me Under Armour.


Sony


Edhe pse kompania pak kohë më parë deklaroi se do të prezantonte tabletin e saj Xperia Z4 gjatë Kongresit Mobil Botëror, tanimë duket se kjo gjë nuk do të ndodhë. Me anë të një postimi në blogun Xperia, kompania japoneze ka zbuluar se nuk do të mbajë ndonjë konferencë mbi këtë produkt.


Sony-Xperia-Z4-leakAi ka të ngjarë të lançohet më vonë brenda këtij viti. Pritet që Sony të lançojë dy produkte të reja të linjës së veshjeve elektronike SmartWear; SmartWatch 3 dhe SmartBand Talk.


LG


Duket se rivali korean i Samsung ka vendosur të veprojë njëlloj si Sony duke mos lançuar smartfonin LG G4 gjatë këtij eventi. Këtë lajm e ka dhënë vet kompania duke shtuar se ka nevojë për pak më shumë kohë në mënyrë që të sjellë një produkt perfekt për konsumatorët. Gjithsesi kompania ka mundësi të zbulojë disa detaje të reja mbi këtë produkt për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve.


Ekzistojnë dhe disa mundësi që LG të prezantojë një pajisje të re inteligjente të ngjashme me një ore por që të jetë më tepër e prirur nga sporti. Para pak ditësh kompania lancoi plot katër smartfonë të rinj dhe LG Watch Urbane ndaj Kongresi Mobil Botëror do të jetë një mundësi e mirë për ti njohur nga afër këto produkte.


Microsoft


Duket se në këtë event Microsoft do të shkëpusë tërësisht lidhjet me markën Nokia. Edhe pse nuk njihet për një prezencë të madhe në Kongresin Mobil Botëror, Microsoft do të mbajë një konferencë të vehten ditën e hënë më 2 mars, ku pritet të prezantojë dy smartfonë të rinj Lumia. Ka mundësi që kompania të zbulojë dhe ndonjë lajm mbi versionin e ri të sistemit operativ Windows 10.


Microsoft-MWC-invite


Huawei


Prodhuesi kinez i smartfonëve ka konfirmuar se do të zhvillojë një konferencë në datën 1 mars ku do të prezantojë disa nga pajisjet e saj të reja. TechRadar ka raportuar se kompania mund të lançojë një orë inteligjente që bazohet në platformën Android Wear të Google. Në imazhin që shoqëron ftesat e dërguara nga kompania shfaqet një orë inteligjente që shërben për të marrë telefonata e pajisur edhe me një kamer.


Huawei-MWC-teaserEdhe pse ishte parashikuar dhe lançimi i smartfonit Ascend P8, Huawei ka deklaruar se ky produkt do të vijë në 15 prill në Londër. Përveç këtyre kompania konfirmoi se do të lançojë të paktën 1 tablet gjatë Kongresit Mobil Botëror 2015.


Google


Tradicionalisht Google lançon produktet e saj të reja gjatë eventeve Google I/O. Gjithsesi fjalët që qarkullojnë tregojnë se kompania do të prezantojë projektin e saj të smartfonit modular të Projektit Ara në Kongresin Mobil Botëror. Pritet që të shfaqen 50 komponentë të këtij smartfonit modular gjatë këtij eventi.


Motorola


Tanimë në pronësi të Lenovo, nuk pritet ndonjë lajm me vlerë nga kjo kompania në Kongresin Mobil Botëror. Motorola sapo ka lançuar një sërë smartfonësh në Kinë. Gjithsesi pritet që të lançohet një version i ri i smartfonit buxhetor Moto E në Barcelonë i cili mund të quhet Moto E


4G. Ekzistojnë mundësi që të prezantohet dhe një model i ri i Moto G 2014 që ofron mbështetje për 4G LTE. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat