Acer me telefona dhe orë të mençur në MWC

Teknologji

Acer me telefona dhe orë të mençur në MWC

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 15:08

Mobile World Congress 2015 (apo Kongresi Botëror Mobil) fillon javën e ardhshme , dhe me sa duket, përveç liderëve të industrisë do të jetë edhe Acer ajo që do të prezantojë modele të reja të telefonave dhe pajisjeve tjera mobile që barten në trup.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Acer në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë se telefonat e rinj dhe mbase ndonjë orë e mençur ose bylyzyk për fitness do të prezantohet – sepse këtë nuk e ka specifikuar.

Sipas të gjitha gjasave, dhe sipas burimeve të pakonfirmuara thuhet se Acer do ta lansojë së paku një orë të mençur, dhe dy telefona të rinj mobil.

Por kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për tu kuptuar kjo gjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat