Yahoo mund të bëhet motori kryesor i kërkimit në Safari

Teknologji

Yahoo mund të bëhet motori kryesor i kërkimit në Safari

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 23:49

Shefja e Yahoo, Marissa Mayer, ka prezantuar në një event qëllimet e kompanisë që ajo drejton.
Yahoo është kompania e cila ka krijuar motorrin e kërkimit në rrjet, i cili është konkurent direkt i Google. Vitet e fundit ajo ka kaluar shumë probleme edhe për shkak të përmirësimit të ndjeshëm të Google Search Engine.
Në eventin e mbajtur ditët e fundit në kampusin e po të njëjtës kompani, Marissa Mayer ka shpehur dëshirën e kompanisë Yahoo për t’i ofruar Apple mundësinë që motorri kryesor i kërkimit të Safari të jetë pikërisht Yahoo.

Drejtuesja e Yahoo është shprehur se Safari është një nga programet më të mira në treg, për të mos thënë më i miri, edhe do të ishim me të vërtetë mjaft krenar në qoftë se do të bëheshim motorri kryesor i kërkimit.

Që ky projekt të realizohet Apple duhet të prishë kontratën me Google edhe pse kontrata me Apple skadon pikërisht këtë vit. Gjithashtu ekspertët mendojnë që Google nuk do ta rifreskojë kontratën me Safari. Kjo vjen si pasojë e faktit që drejtuesit e Google janë të bindur se përdoruesit e Safari nuk janë aq shumë për pritshmëritë e tyre. Pra pritet që Google të mos e rifreskojë kontratën me Apple.

Në këtë pikë, zgjidhja më e mirë për Apple do të ishte pikërisht Yahoo por në garë janë edhe disa kompani të tjera ku ndër ato mund të përmëndim Microsoft, kompani e cila pritet të bëjë ofertën e saj tek Apple.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat