Galaxy XCover 3 telefoni më i ri Samsung

Teknologji

Galaxy XCover 3 telefoni më i ri Samsung

Më: 31 janar 2015 Në ora: 11:16

Samsung nuk ndalet përveç modeleve Galaxy S5 Active dhe Galaxy S4 Active, të cilët janë të bazuar në modelet

“Flagship”, ajo ka dhe serinë e telefonave të përforcuar “XCover” në të cilën hyjnë modelet më të qëndrueshëm.

Galaxy XCover 3 është një telefon me ekran 4.8-inç me rezolucion prej 800x480 piksel dhe platformën Android 4.4.4 Kitkat. Sa i përket pjesës harduerike, pritet të ketë procesor Marvell Armada PXA1908, Quad-Core Cortex-A53 CPU dhe 1 gigabajt RAM, 8 GB memorie të brendshme dhe kamerën kryesore me 5 MP.

Ndërkohë nuk dihet se kur ky telefon do të dalë në shitje dhe se sa do te kushtojë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat