Rreth 1 miliardë telefona të shitur në Android për 2014

Teknologji

Rreth 1 miliardë telefona të shitur në Android për 2014

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:38

Sistemi operativ i Google, Android ka arritur një rekord të ri të rëndësishëm në tregun global mobil.

Për të parën herë, shitjet globale të telefonave që bazohen në sistemin operativ Android kanë tejkaluar shifrën prej 1 miliardë njësive gjatë vitit 2014, që paraqet një rritje tejet të rëndësishme nga 780.8 milionë njësive sa kishte në vitin 2013, thotë raporti i Strategy Analytics.

Android e ka kapërcyer rivalin e saj që është në vendin e dytë, platformën mobile të Apple, iOS në të cilën janë 192.7 milionë iPhone për vitin 2014.

iOS momentalisht mban 15 për qind të tregut në raport me pjesën më të madhe që zotërohet nga rivali Android.

Për të gjithë vitin 2014, rekordi i dërgesave në Android ndihmoi që tregu të vihet në lëvizje për të arritur një vit rekord, në rritje 30 për qind në totalin prej 1.3 miliard njësive të dërguar të telefonave në mbarë botën.

Sipas Strategy Analytics, "tregjet e reja, të tilla si Kina dhe Indonezia, kanë ndikuar në rritjen e industrisë vitin e kaluar dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në 2015."

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat