Telefonat inteligjentë Xiaomi shiten brenda 1 dite

Teknologji

Telefonat inteligjentë Xiaomi shiten brenda 1 dite

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:28

Telefoni inteligjent i kompanisë kineze "Xiaomi", Mi Note, ka arritur të shënojë një kohë rekord shitjesh. Pajisjet që kishin dalë në shitje në Kinë ditën e djeshme janë shitur vetëm brenda pak minutash dhe kjo nuk është hera e parë që kompanisë i janë shitur produktet e saj kaq shpejt. Lajmi bëhet i ditur në rrjetin social kinez, Weibo. Mirëpo, shifra nuk është konfirmuar ende, ndaj duhet të presim deri në një prononcim të vetë kompanisë.

Pajisja Mi Note ka një ekran 1080p prej 5.7 inç , procesor Snapdragon 801, RAM 3 GB, një kamera me aftësinë e stabilizimit optik të imazhit prej 13 megapiksel dhe një kamera frontale prej 4 megapiksel, bateri 3000mAh si dhe 16 GB hapësirë memorieje të brendshme. Çmimi i kësaj pajisjeje fillon me 370 dollarë, çmim ky i cili mund të konsiderohet si i shtrenjtë për një telefon Xiaomi.

Kompania nuk ka treguar ende numrin e pajisjeve të shitura ditën e djeshme, por thuhet se janë bërë më tepër se 220 milion prenotime për të. Përsa u përket pajisjeve të tjera Mi Note, ato nuk do të jenë të disponueshme deri pas datës 3 shkurt, ndërkohë që Mi Note Pro është vendosur të lançohet në muajin mars. Kompania Xiaomi ka deklaruar se pret të shiten 100 milionë pajisje për këtë vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat