Më shumë se gjysmë miliard njerëz kyçen në Facebook nga telefoni

Teknologji

Më shumë se gjysmë miliard njerëz kyçen në Facebook nga telefoni

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:15

Duket se në çdo raport të ardhurash që Facebook publikon, rrjeti social vendos një rekord të ri. Ai më i fundit është se 526 milion përdorues aktiv të Facebook, aksesojnë rrjetin social nga telefoni i tyre. Kjo shifër është rritur në krahasim me 456 milion që ishte tremujorin e shkuar dhe është 78% më e madhe se ç’ishte vitin e shkuar, 296 milion. Këta përdorues përfaqësojnë ndryshe dhe 38% të të gjithë përdoruesve aktiv të Facebook.

Mund të themi se rrjeti social Facebook vazhdon të qëndrojë në formë të mirë duke rritur çdo ditë e më shumë numrin e përdoruesve të tij. Ai tanimë numëron 1.19 miliard përdorues aktiv mujor në mbarë botën. Fakti më interesant i publikuar në raportin e këtij tremujori ishte se sektori mobil përfaqëson 69% të të ardhurave nga reklamat për Facebook krahasuar me 53% që ishte vitin e shkuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat