Office i gatshëm për Android

Teknologji

Office i gatshëm për Android

Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:51

Microsoft i ka bërë të gatshme aplikacionet e tij Word, Excel dhe Powerpoint për sistemin operativ Android të Google, dhe gjithashtu ka lëshuar aplikacione të Outlook me pamje të re për Android dhe iOS.

Që të tre aplikacionet janë të gatshme për t’u shkarkuar në Google Play. Lansimi është pjesë e strategjisë së Microsoft për t’u bërë platforma më shoqëruese e të gjitha aplikacioneve dhe shërbimeve në botë.

Gjithashtu, vlen të ceket se versioni beta i Office për Android ishte shkarkuar rreth 250,000 herë, sipas Microsoft.

Versionet Android të Word, Excel dhe Powerpoint kanë një pamje më shoqëruese dhe një ndjenjë si në versionin iOS. Dallimi më i madh vërehet në navigimin më të lehtë dhe më të shpejtë të komandave.

Për Microsoft, aplikacionet janë një hap i drejtë në rrugën e suksesit drejt të gjitha sistemeve operative.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat