A përbën inteligjenca artificiale kërcënim për ekzistencën e races njerëzore?

Teknologji

A përbën inteligjenca artificiale kërcënim për ekzistencën e races njerëzore?

Më: 29 janar 2015 Në ora: 07:18

Shefi i divizionit kërkimor shkencor pranë Microsoft ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë format e jetës artificale krijuar nga teknologjia të kthehet në rrezik për ekzistencën e racës njerëzore.

Eric Horvitz beson se njerëzit nuk do të humbin kontrollin mbi çfarëdolloj forme inteligjente ndërkohë që citoi edhe përfitimet e mëdha që mund të kemi nga makineritë inteligjente në fusha të ndryshme si shkenca, edukimi, ekonomia madje edhe jetët tona të përditëshme.

Profesori Stephen Hawking muajin e shkuar shprehu frikën e tij për zhvillimin e inteligjencës artificale. Ai beson se kjo formë teknologjie do të bëhet një ditë e ndërgjegjshme dhe të sundojë mbi njerëzimin. Format primitive aktuale të inteligjencës artificiale kanë provuar të jenë shumë të dobishme. Hawking kishte thënë se zhvillimi i plotë i një inteligjence artificiale do të thotë fundi i racës njerëzore.

Komentet e Horvitz erdhën gjatë një video interviste pas akordimit të çmimit Fiegenbaum për kontributin e tij në fushtat kërkimore të inteligjencës artificiale.

Normalisht që avancimi i inteligjencës artificiale do të rezultojë në një impakt të fuqishëm në shoqërinë globale por edhe njëkohësisht një seri problemesh ligjore, etike, ekonomike dhe psikologjike do të shfaqeshin.

Të tjetër individë të një profili të lartë që hedhin dyshime mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale është edhe Elon Musk, bashkëthemeluesi i Paypal i cili i është bashkuar prodhuesit të automobilave elektrik Tesla.

Vitin e shkuar ai tha se inteligjenca artificiale ishte kërcënimi më i madh për ekzistencën e racës njerëzore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat