ZTE prezanton telefonin më të ri Blade S6

Teknologji

ZTE prezanton telefonin më të ri Blade S6

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:52

ZTE prezantoi Blade S6, telefonin inteligjent që fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 615 me tetë bërthama dhe që operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.

ZTE Blade S6 përmban ekran 5 inç HD, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera ballore 5 megapikselë. E gjitha kjo pajisje fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2400 mAh.
Përmasat e tij janë 144 x 70.7 x 7.7 mm.

Telefoni ka gjitha teknologjinë Hi-Fi me një procesor dedikuar audios, dhe veçorinë Smart Sense me të cilën mund të ndizni pajisjen tuaj me një lëvizje të lehtë të dorës.

Pritet që telefoni ZTE të dalë në tregun e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Hong Kongut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat