Apple ka shitur 1 miliardë pajisje në iOS

Teknologji

Apple ka shitur 1 miliardë pajisje në iOS

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:48

Pajisja e parë e bazuar në sistemin operativ të Apple, iOS është lansuar në 2007, dhe ka qenë modeli i parë i iPhone, i cili më pas është përcjell edhe nga iPod Touch, ndërsa në 2010 Apple ka lansuar edhe një tjetër pajisje në iOS, përkatësisht tabletin e parë iPad.

Më pas kompania amerikane ka parë një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve me iPhone, dhe tani ka njoftuar se ka arritur në një moment historik me pajisjet që bazohen në iOS.

Në publikimin e fundit të rezultateve të saj financiare, drejtori i Apple, Tim Cook ka thënë se Apple tani ka shitur 1 miliardë pajisje në iOS, dhe ky numër llogaritet që nga dalja e parë e iPhone në 2007.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat