Shfletuesi i ri për ata që punojnë me shumë faqe

Teknologji

Shfletuesi i ri për ata që punojnë me shumë faqe

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:43

CEO i kompanisë që ndërtoi shfletuesin Opera, Jon von Tetzchner, lansoi një shlfetues të ri të martën i cili është i dizajnuar posaçërisht për përdoruesit që punojnë me shumë faqe.

Shfletuesi i emëruar Vivaldi është i dizajnuar për një person i cili tenton që gjatë gjithë kohës t’i përshtatë të gjitha faqet e tij me të cilat punon, në një ekran të vetëm.

Shfletuesi, i cili për momentin është në versionin “parashikues teknik”, ka ende shumë punë për të bërë, sipas ndërtuesve.

Nuk ka ndonjë version mobil të Vivaldi, pasi që shfletuesi ende është në fazat e hershme të ndërtimit.

Shfletuesi ofron një mundësi që i lejon përdoruesit t’i grupojnë të gjitha faqet e hapura në shlfetues në një ekran të vetëm, në vend se të punojë me secilën veç e veç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat