Facebook do të lançojë një version të thjeshtuar të aplikacionit të saj

Teknologji

Facebook do të lançojë një version të thjeshtuar të aplikacionit të saj

Më: 27 janar 2015 Në ora: 09:48

Facebook së fundmi ka krijuar aplikacionin Facebook Lite, një version të thjeshtuar të rrjetit social ngjashëm me atë të periudhës nga 2009-2010. Ky aplikacion është dizenjuar posaçërisht për pajisjet Android të nivelit të ulët.

TechCrunch ka zbuluar se aktualisht aplikacioni është në f1azën e testimit në disa shtete të Azisë dhe Afrikës. Do të jetë rezultati i këtij testimi ai që do të vendosë nëse aplikacioni do të lançohet globalisht ose jo.

Facebook Lite zë në telefon një hapsirë prej vetëm 252 KB dhe përshtatet më së miri me ata telefona që përdorin rrjetet 2G. Duke qënë se shitjet se smartfonëve të një niveli të ulët por rriten në Azi dhe kryesisht në Indi, Facebook po kujdeset që tu ofrojë konsumatorëve në këto tregje një eksperiencë më të mirë pavarësisht pajisjeve apo rrjetit që ata përdorin.

Shumica e testuesve kanë reaguar pozitivisht ndaj këtij aplikacioni dhe e kanë vlerësuar së tepërmi atë. Kompania gjithashtu po zhvillon dhe projektin e saj Internet.org, që ofron akses falas në disa shërbime të internetit të ngjashme me Facebook. Ky projekt është aktualisht i disponueshëm në disa vende të Afrikës. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat