iPhone i pajisur me një software për të dhënat personale të poseduesit

Teknologji

iPhone i pajisur me një software për të dhënat personale të poseduesit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:39

iPhone është i pajisur me një softëare që vetëaktivizohet dhe që mbledh të dhëna personale për poseduesin. Kjo deklarohet nga ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, që për këtë arsye e shmang përdorimin e një iPhone. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse “Sputnik”’që citon avokatin e tij, Anatoly Kucherena.

Të dhënat e publikuara nga Snowden duket se janë tejkaluar tanimë si debat i i nxehtë në Perëndim, përderisa edhe përfaqësuesi i “Google”, Eric Schmidt, ka deklaruar në Forumin e Davosit se interneti do të bëhet kaq prezent në jetën e njerëzve, saqë ai praktikisht “do të zhduket”. Në këtë kuptim koncepti i privatësisë po tjetërsohet dhe po në këtë kuadër, në Davos, është diskutuar për botën e survejimit të të plotë dhe permanent që po vjen. Ka edhe që e përkrahin këtë ide, pasi “nën mbikëqyrje njerëzit sillen më mirë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat