Në 2015 pritet një rritje çmimi për aplikacionet apo filmat online në Europë si pasojë e një ligji të ri

Teknologji

Në 2015 pritet një rritje çmimi për aplikacionet apo filmat online në Europë si pasojë e një ligji të ri

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 15:19

Ndryshimet e shumta në ligjin e taksave të Bashkimit Europian, do të shkaktojnë rritjen e çmimeve të aplikacioneve, albumeve, librave online etj me një mesatare prej 6.5% në Europë. Legjislacioni i ri, i njohur si “Directive 2008/8/EC”, do të hyjë në fuqi që nga 1 janari dhe ka për qëllim mbylljen e një shtegu të taksave i cili përdoret nga kompanitë e mëdha për të ngarkuar më pak TVSH në mallrat dixhitale.

Edhe pse shumë individë nuk do të jenë të kënaqur kur të paguajnë më shumë për lojërat apo filmat, hartuesit e këtij projekt-ligji pohojnë se këto ndryshime do të aplikohen për të sjellë një treg më të drejtë, ndërsa kritikët deklarojnë se kjo gjë do të shkatërrojë bizneset e vogla. Sipas ligjit aktual, kompanitë që shesin të mira dixhitale në Europë i ngarkojnë konsumatorit vetëm TVSH e shtetit ku firma është bazuar . Kjo i lejon kompanitë si Amazon, Microsoft, Apple dhe Google të ndërtojnë qendra shitjesh në shtetet me një vlerë TVSH-je favorizuese për ta dhe aty të regjistrojnë shitjet.

Google Play, iTunes dhe të gjithë dyqanet dixhitale të Amazon do të ndikohen nga këto ndryshime, të cilat do ti adresohen më shumë zhvilluesve, studiove muzikore apo atyre të filmit. Do të jenë pikërisht këta të fundit që do të vendosin se çdo të bëjnë me çmimet. Ekspertët deklarojnë se ligjet e reja do të lënë pasoja të rënda në 34.000 biznese vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të thotë që impakti dhe pasojat do të jenë shumë të mëdha. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat