Studim: Pajisjet mobile po ndryshojnë mënyrën se si tregtarët menaxhojnë pagesat online

Teknologji

Studim: Pajisjet mobile po ndryshojnë mënyrën se si tregtarët menaxhojnë pagesat online

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 15:18

Industria e pagesave u trondit për herë të parë nga lexuesi i thjeshtë i kartave bankare që krijoi Square, i cili funksiononte me smartfonët dhe tabletët. Kjo u dha tregtarëve një mënyrë të lehtë dhe ekonomike për të pranuar dhe identifikuar pagesat me anë të kartave të kreditit dhe debitit. Që nga ky moment, industria e pagesave kaloi në një fazë të re.

Sot përdoren gjerësisht pikat e shitjeve që quhen mPOS (mobile Point of Sale). Në një raport të ri BI Intelligence ka analizuar këtë platformë duke nxjerrë si pasojë disa përfundime të rëndësishme. mPOS janë tepër praktike pasi për të paguar mund të përdoret thjesht smartfoni apo tableti juaj.

Ajo që është vënë re është se ky sistem në pjesën më të madhe është aplikuar nga bizneset e vogla dhe ato mesatare. Kompanitë që kanë përdorur këtë teknologji kanë raportuar se të ardhurat e tyre kanë pësuar një rritje të ulët. Ajo ç’ka është e rëndësishme sot është se çdo ditë e më shumë biznese të reja po kërkojnë ta përdorin këtë teknologji që pa dyshim ka ndryshuar konceptin mbi pagesat tradicionale cash kudo nëpër botë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat