Google liston në rezultatet e kërkimit edhe tekstet e këngëve

Teknologji

Google liston në rezultatet e kërkimit edhe tekstet e këngëve

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 00:36

Përmirësimi më i fundit nga kompania Google e bën më të thjeshtë për dashamirësit e muzikës gjetjen e teksteve të këngëve të tyre të preferuara. Tashmë nuk është më e nevojshme të klikosh mbi shumë linke të cilat të adresonin drejt uebfaqeve që përpiqeshin t’ju shisnin këngë, pasi kompania i ka gjetur zgjidhjen edhe kësaj gjëje.

Tashmë tekstet e këngëve që kërkoni do të listohen në krye të rezultateve të kërkimeve tuaja. Kjo karakteristikë e re punon në të njëjtën mënyrë si parashikimi i motit, rezultatet e ndeshjeve sportive, kohët e fluturimeve dhe shumë opsione të tjera që Google ofron.

Mjafton të shtypni titullin e këngës që jeni të interesuar, shoqërojeni atë me fjalën ‘lyrics’ dhe rezultati i parë në listën e rezultateve do të listohet pikërisht teksti. Momentalisht kjo gjë funksionon në Amerikë dhe duhet edhe fare pak kohë që të përhapet në mbarë botën. Kjo lëvizje e re nga Google do të shkaktojë largimin e vizitorëve nga faqet si azlyrics.com dhe songlyrics.com të cilat figurojnë si dy faqet më të kërkuara në Google kur bëhet fjalë për kërkim tekste këngësh.(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat