Përtej imagjinatës: Njihuni me xhinset që ju mbrojnë nga vjedhja e identitetit (Video)

Teknologji

Përtej imagjinatës: Njihuni me xhinset që ju mbrojnë nga vjedhja e identitetit (Video)

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 00:20

Është tërësisht e mundur të paguani një kafe me kartën tuaj të kreditit, por mundeni edhe të vini në funksion makinën tuaj me një çelës Wireless si dhe të hyni në shtëpinë tuaj me një kod sigurie. Por nuk duhet harruar se të gjitha këto krijojnë mundësi të reja për vjedhjen e identitetit nga hakerat.

Tashmë, një linjë e re rrobash janë dizenjuar për të mbrojtur të dhënat tona në kartat dhe pajisjet wireless nga hakerat dhe vjedhësit e identitetit. Një produkt i ri i quajtur “Ready Active”, realisht personifikon një palë xhinse së bashku me një xhaketë ku që të dyja kanë xhepa të veshura me një pjesë materiali që pengon shkëmbimin e të dhënave përmes valëve wireless nga pajisjeve dizenjuara për të vjedhur informacion përmes RFID. Çfarë është RFID? Kjo teknologji e quajtur RFID (Radio Frequency IDentification – Identifikim përmes valëve Radio) përdoret për të gjurmuar të dhënat sensitive madje pa qenë në dijeni për rrezikun që mund ti kanoset dikujt.

Që nga 2006 pothuaj të gjitha pasaportat e shteteve kanë të integruar një çip RFID për të gjurmuar të dhënat tona nga mjeti i identifikimit. Sigurisht, lehtësirat e krijuara nga kjo teknologji janë të mëdha, mjafton të afroni kartën tuaj pranë një skaneri RFID dhe çdo procedurë që nga transaksionet gjer tek identifikimi kryhen automatikisht. Më parë ishim në dijeni të disa portofolëve të pajisur me bllokues të frekuencave RFID me qëllim shmangien e vjedhjes së informacioneve sensitive në xhepat tanë.

Por të kthehemi tek veshja më e fundit e pajisur me një bllokues RFID. Kompania nuk jep asnjë detaj për mënyrën e funksionimit të xhinseve por besojmë se xhepi formon një “Kafaz Faradei” (Hapësirë e mbyllur e cila ndalon depërtimin e valëve elektrike). Nëse asnjë sinjal elektrik nuk është në gjendje të depërtojë në xhepat tanë, atëherë është e pamundur për hakerat të vjedhin informacione sensitive. Xhinset janë krijuar përmes një bashkëpunimi mes kompanisë së sigurisë Norton Symantec dhe Betabrand. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat