Dështimet teknologjike të vitit 2014

Teknologji

Dështimet teknologjike të vitit 2014

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:06

Por krahas sukseseve ka pasur edhe një sërë dështimesh teknologjike të cilat ishin reklamuar me bujë.

Ja cilat janë disa nga dështimet teknologjike të vitit 2014.

Dështimet e vitit 2014:

Syzet e Google. Shitja e syzave të Google nuk ka qenë e lirë pasi duhej të rregjistrohesh më parë si përdorues në explorer, por edhe çmimi prej 1500 dollarësh është shumë i kripur. Megjithëse u ideuan për një përdorim në masë, vetëm disa specialistë apo kirurgë kanë blerë syze të tilla.

Orët e zgjuara. Edhe këto janë ndër dështimet e vitit. Samsung, Motorola apo Microsoft u përpoqën që të krijonin këto orë të zgjuara por përdorimi i tyre ka qenë shumë i pakët.

Portofoli dixhital. Programi i quajtur Isis, që më pas ju ndërrua emri për shkak të ngjashmërisë me atë të Shtetit Islamik nuk njohu një përdorim të gjerë. Programi i krijuar për të bërë pagesa online nuk eci sipas pritshmërive duke bërë që ky projekt të mbyllej.

Fire Phone i Amazon. Smartfoni 3D që arrin “të njohë” produktet ka përfunduar shitjet në mënyrën më të turpshme. Ai shitet në SHBA tani për vetëm 0.99 cent.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat