Infinit nga Katari trajnon qytetarët në teknologji

Teknologji

Infinit nga Katari trajnon qytetarët në teknologji

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 21:08

Qendra e trajnimeve "Infinit" nga Katari, është e para e autorizuar nga Autodesk për trajnim të individëve dhe grupeve në fusha të ndryshme të teknologjisë bashkëkohore 3D.

“Përveç shoqatës së Katarit që ishte për të ndihmuar jetimët dhe njerëz të tjerë në nevojë, jemi fokusuar që të përkushtohemi edhe për të ardhmen e popullit të Kosovës posaçërisht rinisë në sferën e kulturës dhe arsimimit andaj kemi hap qendrën e trajnimeve "Infinit" e cila është e dalluar në fushën e teknologjisë me trajnerë të zgjedhur për t`i ofruar shoqërisë së Kosovës trendët e zhvillimit”, ka theksuar Mahmud Shaker – Drejtor i Qatar Charity.

Interesimi i studentëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme për teknologji bashkëkohore është shtuar meqë përmes qendrës "Infinit" mund të merren certifikata të njohura ndërkombëtarisht.
“Vetë fakti që 3D studio është lider sa i përket dizajnit arkitekturës sepse ka përfshirë shumë sfera dhe të interesuara për këtë industri dhe është atraktiv dhe apasionuar për këto lëmi kështu e gjen veten në këtë lëmi. A ka dimension të gjerë në jetën e përditshme? Tepër sidomos në film, televizion shkencë”, ka thënë Astrit Ibrahimi – trajner.

Duke u arsimuar dhe trajnuar mund të ecet përpara dhe të jemi të barabartë në shoqërinë bashkëkohore - u tha me këtë rast.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat