Përditësimi i Lollipop vjen me mangësi për Nexus 4

Teknologji

Përditësimi i Lollipop vjen me mangësi për Nexus 4

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:13

Modeli Nexus 4 nuk i ka të gjitha karakteristikat e reja të kamerës si smartfonët e tjerë Nexus, cilësi këto të marra nga përditësimi i ri Android 5.0 Lollipop. Kjo pajisje dy vjeçare e Google nuk suporton kontrollin manual të formatit DGN të fotografive.

“Fatkeqësisht modeli Nexus 4 nuk do të përditësohet në mbështetje të nivelit camera2”, ka shpjeguar një punonjës i Google. “Hardueri dhe firmueri i tij nuk është dizenjuar për të krijuar mundësinë e suportit të setit të siguruar nga camera2, duke përfshirë këtu kontrollin manual dhe suportin DNG, dhe një suport i tillë nuk mund të shtohet në mënyrë retroaktive për të. Lajmi i keq vjen edhe për pronarët e Nexus 9 : Edhe pse tableti më i fundit i Google suporton kontrollet manuale, ai nuk mund të suportojë formatin DGN ashtu si edhe Nexus 4. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat