Hakerat zbulojnë detajet dhe periudhën e lançimit të smartfonit Xperia Z4

Teknologji

Hakerat zbulojnë detajet dhe periudhën e lançimit të smartfonit Xperia Z4

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:46

Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanisë Sony kanë sjellë si pasojë publikimin e shumë informacioneve konfidenciale të kompanisë online nga hakerat. Ndër to, me anë të e-maileve janë zbuluar dhe detaje të smartfonit Xperia Z4 që kompania pritet të lançojë vitin që vjen.

Në e-mailet e kompanisë u zbuluan dhe disa imazhe të këtij smartfoni. Gjithashtu zyrtarë të kompanisë kanë folur me njeri – tjetrin në postën elektronike se lançimi i Xperia Z4 ka mundësi të ndodhë në periudhën maj-nëntor të vitit të ardhshëm. Në fotot duket se Xperia Z4 ka pak a shumë një dizajn të ngjashëm me smartfonët e tjerë të kësaj serie, por me detaje të vogla të ndryshme. Pritet që ky produkt të jetë i ndërtuar në një pjesë të madhe me xham dhe pasqyra. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat