BuzzFeed planifikon zhvillimin e aplikacionit të saj për telefonë

Teknologji

BuzzFeed planifikon zhvillimin e aplikacionit të saj për telefonë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 23:08

Duket se BuzzFeed po e merr seriozisht aplikacionin për telefonë. Firma ka punësuar skuadrën Hyper IQ e cila përbëhet nga zhvillues që po ndërtojnë aplikacionin BuzzFeed për iOS. Por BuzzFeed po kërkon ta zgjerojë këtë skuadër prej 7 vetash në 30 të tillë të cilët do të punojnë intensivisht për krijimin e aplikacionit të BuzzFeed për smartfonët me sistem Android dhe iOS.

Ndryshe nga Facebook që po e copëton aplikacionin e tij kryesor në aplikacione të tjera të vogla, BuzzFeed do që të ndërtojë një aplikacion mëse të plotë. Ky aplikacion do të sjellë një eksperiencë më të mirë tek përdoruesi, një shërbim më efektiv tek bizneset dhe do të fokusohet më shumë tek videot. Në të përdoruesit do mund të lexojnë, shpërndajnë dhe ndërveprojnë me njeri tjetrin përmes përmbajtjeve të ndryshme.

Kohët e fundit është parë që lajmet më të rëndësishme po përhapen në platformat sociale si Facebook apo Twitter. Pikërisht për këtë BuzzFeed shpreson që investimi i saj në aplikacion mos të shkojë dëm, por të bëjë diçka për të ndryshuar mënyrën se si lajmet përhapen online. Kjo firmë pretendon se do ti sjellë përdoruesve një aplikacion që do t’ju ofrojë eksperienca më të specifikuara për produktet dhe platformat që ata interesohen. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat