Liria e shprehjes online është në rënie

Teknologji

Liria e shprehjes online është në rënie

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 15:11

Një raport i ri nga Freedom House, mbikqyrësit më të përkushtuar për të promovuar kauzën e lirisë në të gjithë globin, është publikuar me disa vëzhgime interesante lidhur me lirinë e kombeve të ndryshme në aspektin e qasjes së tyre në internet.
Liria në internet për 2014, siç raporton Mashable, ka përfshirë vlerësimin e 65 vendeve, dhe lajm i keq është se mbi gjysma e tyre, 36 për të qenë të saktë, në të vërtetë kanë rënë në nivelin e tyre të lirisë në internet midis majit 2013 dhe 2014.

Raporti gjithashtu vërejti një rritje të përgjithshme të presionit nga qeveritë ndaj faqeve të pavarura të lajmeve - të cilat deri tani kanë qenë në mesin e disa burimeve të pacensuruara të lajmeve në disa vende. Dhe tani, më shumë se asnjëherë më parë, shumë njerëz janë arrestuar ose janë ndjekur penalisht për aktivitetet digjitale.

Arrestime për shkak të mesazheve në internet në lidhje me çështjet politike apo sociale u gjetën në 38 nga 65 vendet e studiuara, dhe kjo censurë ishte më e përhapur në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku arrestimet e qytetarëve kanë ndodhur në 10 prej 11 vendeve të ekzaminuara në raport.

Raporti i Freedom House gjithashtu ka gjetur se 41 nga vendet e studiuara e kanë kaluar legjislacionin (ose të paktën e kanë propozuar atë) për të penalizuar "forma legjitime të fjalës online", dhe për të zgjeruar kompetencat e mbikqyrjes qeveritare ndaj kanaleve online të komunikimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat