Lançimi i Samsung Galaxy A5 shtyhet përsëri

Teknologji

Lançimi i Samsung Galaxy A5 shtyhet përsëri

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:41

Raportohet se kompania Samsung përsëri do të shtyjë datën e lançimit të smartfonit Galaxy A5 i cili pritej të lançohej këtë muaj, por ka shumë të ngjarë të vijë në dhjetor. Duket se kjo është shkaktuar nga disa vështirësi të hasura në prodhimin e kornizave metalike që do të përdoren për ndërtimin e këtij smartfoni.

Sipas një raporti nga ETNews, një zyrtar i kompanisë konfirmoi ditën e martë se ka pasur vonesa në procesin e prodhimit, kështu që Galaxy A5 nuk do të mund të lançohet në datën e parashikuar, por në muajin dhjetor. Ai shtoi se nuk ka ndonjë problem madhor. Një raport tjetër zbuloi se kornizat metalike nuk ishin ndërtuar në cilësinë që Samsung kërkonte ndaj ato do të prodhoheshin nga e para. Kjo nuk është hera e parë që kompania ka vonuar në lançimin e produkteve të reja sidomos ato më përmbajtje metalike. Pavarësisht vonesës, kompania ka parashikuar se ky smartfon do të jetë tepër i suksesshëm në tregjet e shenjëstruara. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat