Bateria e së ardhmes, karikoni telefonin për 30 sekonda (Video)

Teknologji

Bateria e së ardhmes, karikoni telefonin për 30 sekonda (Video)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:31

Një kompani izraelite e quajtur “StoreDot” pretendon se po zhvillon një teknologji të re të frymëzuar nga natyra dhe që i jep mundësi baterisë së telefonave të karikohen me energji për vetëm 30 sekonda.

Duke përdorur nano-teknologjinë për sintetizimin e molekulave artificiale, kompania me qendër në Tel Avivi, po zhvillon një bateri që karikohet shumë shpejt dhe mban shumë gjatë.

Sipas “Reuters”, prototipi aktualisht është shumë i madh për një telefon celular, por kompania thotë se deri në vitin 2016 do të jenë gati bateritë e përshtatshme për smarfonët.

“Këto janë shpikje të reja që kurrë nuk janë zhvilluar më parë”, tha Doron Myersdorf, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “StoreDot”.

Kjo bateri punon me molekula bio-organike, të cilat e ndihmojnë atë të absorbojë dhe mbajë energji në një shkallë më të lartë se normalja.

Bateritë e reja mund të ndikojnë në rritjen e çmimit të baterive tradicionale. Kompania po përdor të njëjtën teknologji për të prodhuar edhe bateri makinash që të karikohen për pak minuta.

Video:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat