Doli në treg Lumia 535, telefoni i parë me logon e Microsoft-it

Teknologji

Doli në treg Lumia 535, telefoni i parë me logon e Microsoft-it

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:14

Microsoft njoftoi sot daljen në treg të telefonit inteligjent Lumia 535. Për 150 dollarë ju mund të merrni një telefon me ekran 5 inç IPS LCD me rezolucion Quad HD 960 x 540 pikselë, i cili mbrohet nga xhami Gorilla Glass 3.

Microsoft Lumia 535 përmban procesorin Qualcomm Snapdragon 200 me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz. Ka gjithashtu edhe 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Ky edhe dy kamera në anën ballore dhe të pasme që janë 5 megapikselë. Përmasat e këtij telefoni janë 140.2 x 72.4 x 8.8 mm,ndërsa peshon 146 gramë. Një bateri me kapacitet 1,905mAh fuqizon telefonin inteligjent. Pajisja operon me platformën Windows Phone 8.1 me ndërfaqen Lumia Denim. Natyrisht, ai ofron qasje falas në shërbimet e Microsoft-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat