Intel synon të zëvendësojë fjalëkalimet me verifikimin biometrik

Teknologji

Intel synon të zëvendësojë fjalëkalimet me verifikimin biometrik

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:23

Harrojeni shkrimin e fjalëkalimit, Intel synon që të “përdorni” trupin tuaj për t’u qasur në e-mail dhe llogaritë bankare online. Softeuri McAfee që do të përdorë teknologjinë biometrike për të vërtetuar përdoruesit do të jetë në dispozicion për shkarkim deri në fund të vitit, tha Kirk Skaugen, që është zëvendës president i lartë dhe menaxher i përgjithshëm i PC Client Group në Intel, javën e kaluar. “Biometrika juaj e eliminon nevojën për ju që ta shkruani fjalëkalimin për qasje në Windows dhe përfundimisht tek të gjitha uebfaqet e juaja,” tha Skaugen.

Hollësi të tjera të produkteve nuk janë shfaqur menjëherë, por njëra nga papërshtatshmëritë në përdorimin e PC-ve dhe tabletëve është mbajtja në mend e fjalëkalimeve, të cilën gjë e zbusin biometriket. Një përdorues mesatar ka rreth 18 fjalëkalime dhe verifikimi biometrik do ta bëjë më të lehtë përdorimin e PC-ve, tha Skaugen.

Verifikimi biometrik nuk është gjë e re. Përdoret tashmë në Apple Pay, ku verifikimi përmes gjurmëve të gishtërinjve ndihmon në autorizimin e pagesave me karta krediti përmes iPhone ose iPad. Intel ka qenë duke punuar në forma të shumta të verifikimit biometrik përmes gjurmëve të gishtërinjve, gjesteve, njohjes së zërit dhefytyrës.

McAfee posedohet nga Intel dhe prodhuesi i çipave është duke ndërtuar teknologji për smartfonë, tabletë dhe PC që shfrytëzon softuerin e sigurisë. Intel ka punuar po ashtu në teknologjinë biometrike për pajisjet që mund të vishen si BioSport In-EarHeadphones, që mund të bëjë matjen e të rrahurave të zemrës së një personi.

Intel po ashtu dëshiron që ta bëjë më lehtë përdorimin e PC-ve dhe tabletëve përmes mbushjes pa kabllo, shfaqjes si dhe bartjes së të dhënave pa kabllo. Mundësi të tilla do ta eliminojnë nevojën për të bartur mbushës dhe kabllo për shfaqje dhe bartje të të dhënave. Mundësitë e tilla pritet të fillojnë të shfaqin vitin e ardhshëm në laptopët me çipat e gjeneratës së gjashtë Core, të quajtur Skylake, që janë planifikuar të lëshohen në gjysmën e dytë.

Teknologjia e shfaqjes pa kabllo do të mundësohet nga WiGig, që është më e shpejt se sa 802.11ac Wi-Fi. Kompania shpreson që të vendos teknologjitë e veta të mbushjes pa kabllo në kafene, salla pritjesh dhe vende të tjera të zakonshme të grumbullimit të njerëzve.

Për momentin, Intel do ta ofrojë një përvojë të teknologjisë pa kabllo përmes laptopëve të bazuar në Skylake, të cilët janë planifikuar të jenë gati deri në fund të këtij viti. Laptopët e dizajnit referues nuk do të kenë nevojë për ndonjë port për mbushje ose USB, tha Skaugen. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat