Golf R Variant, me 300 kuaj fuqi dhe 605 litra bagazh

Teknologji

Golf R Variant, me 300 kuaj fuqi dhe 605 litra bagazh

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:04

Prodhuesi gjerman është munduar që në një model të plotësoj dëshirat dhe nevojat e prindërve të rinj të cilat sapo kanë krijuar familjet e tyre, por që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga veturat sportive-kompakte. Për herë të parë në histori, Volkswagen përpos heqbekut me logon “R” do tu ofroj blerësve edhe versionin karavan të Golfit më të fuqishëm.

Golf R Variant është plotësisht i bazuar në Golf R, ndërsa nga heqbeku edhe huazuar dizajni i pjesës së pasme të veturës, fellnet e aluminit, detajet aerodinamike, enterieri si dhe elementet bazë të motorit të fuqishëm. Karavani ka edhe disa specifikacione siç janë mbajtësi zbukurues në kulm që është marrë nga varianti standard i Golf. Por nëse gjitha këto ndryshime nuk i kënaq blerësit, kjo përshtypje ndryshon kur sytë kthehen kah dizajni i kabinës.

Kjo veturë është gjithashtu e pajisur me timon sportiv, komandë të aluminit si dhe ka karrige të përshtatshme për ulje edhe kur ngitni veturën në terrene malore. Motori tashmë është i njohur nga Volkswagen me 2.0 litra TSI tubo-benzinë që gjendet edhe në versionin heqbek të Golfit serik.

Me 300 kuaj fuqi dhe me rrotullimet maksimale prej 380 Nm, dhe në kombinim me transmisionin standard me gjashtë shpejtësi me pedale të dyfishtë dhe me sistem 4Motion me tërheqje me të katër rrotat, ky motor është në gjendje ta detyroi këtë veturë që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për vetëm 5.1 sekonda, që i bije që të jetë për 0.2 sekonda më i ngadalshëm sesa Golfi klasik R. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.

Golf R Variant është duke u prezantuar në panairin e veturave në Los Angeles, kurse shitja e tij në Evropë është e planifikuar për verën e vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat