Mazda sjell krosoverin e ri CX-3

Teknologji

Mazda sjell krosoverin e ri CX-3

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:58

Prodhuesi japonez ka prezantuar në Los Angeles krosoverin e vogël, i cili ofron komoditet, luks si dhe siguri gjatë ngasjes

Mazda është duke vazhduar ofensivën e saj me modele të reja. Pas prezantimit të gjeneratës së re të Mazda MX-5 dhe Mazda2, në një periudhë të shkurtë kohore është prezantuar edhe krosoveri i parë kompaktë i prodhuesit japonez.

Prezantimi zyrtar i kësaj veture është mbajtur gjatë panairit ndërkombëtarë të veturave në Los Angeles, i cili për përfaqësuesit e medieve është i hapur që nga java e kaluar. Edhe pse krosoveri i vogël paraqitet paksa me vonesë në treg për dallim nga modelet e prodhuesve tjerë, kjo veturë ka të mirat e saj që mund të arsyetoi këtë vonesë.

Kompania ka shfrytëzuar dizajnin tërheqës dhe të rifreskuar “Kodo” i cili është i përshtatshëm për të gjitha modelet e Mazda që nga viti 2011 e deri më tani, kurse krosoveri i ri në pamje të parë na kujton në Mazda CX-5 në një version të vogël.

Mazda CX-3 është i bazuar në platformën e Mazda 2. Këto dy vetura kanë hapësirë të njëjtë boshtore (2.570mm), por me gjatësinë prej 4.275 mm CX-3 i bie të jetë për 215 mm më i gjatë sesa Mazda2. Ky krosover është gjithashtu më i lartë sesa Mazda2 për 55 mm, por edhe enterieri ka ngjashmëri të madhe.

Duke filluar nga instrument tabela, timoni, komanda e sistemit të aklimatizimit e deri te konzola qendrore. Ekrani multimedial në formë të një tableti qëndron në maje të konzolës qendrore, gjë që kompania Mazda njihet për instalime të tilla pothuajse në të gjitha modelet e saj.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, Mazda CX-3 pritet të jetë e disponueshme në treg me dy lloje të motorëve, atë me benzinë me 1.5 litra SKYACTIV-G si dhe me naftë SKYACTIV-D. Këta motorë do të jenë të lidhur me transmision automatik dhe manual me gjashtë shpejtësi, por në paketën e ofertës do të figuroi edhe versioni që bartë fuqinë motorike në të katër rrotat.

Në Mazda nuk kanë zbuluar specifikacionet e përmendura të motorit, por dihet mirë që në Mazda 3 gjendet motori me 2.0 litra me benzinë që prodhon 120 kuaj fuqi (88 kW). Ndërkaq sa i përket motorit me naftë me 1.5 litra, në Mazda2 gjeneron 105 kuaj fuqi (77 kW). Detajet teknike rreth fuqisë motorike, informacionet shtesë si dhe çmimi i kësaj veture, do të bëhen publik me prezantimin zyrtar në Evropë që është i paraparë të ndodhë në verën e vitit të ardhshëm.

Por në momentin që kjo veturë të gjendet nëpër auto-sallone, dihet mirë se atë do ta presë një konkurrencë e fortë nga modelet siç janë: Renault Captur, Opel Mokka, Peugeot 2008, Nissan Juke, e deri te krosoverët më të rinj të këtij segmenti si Honda HR-V dhe Suzuki Vitara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat