Nokia prezanton tabletin N1 Android

Teknologji

Nokia prezanton tabletin N1 Android

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:19

Nokia ka prezantuar një tablet të ri Android, i quajtur Nokia N1. Pajisja ka ekran 7.9 inç dhe operon me sistemin Android 5.0 Lollipop dhe ndërfaqen Nokia Z Launcher. Disa nga veçoritë e kësaj pajisjeje janë: Ekrani 7.9-inç me rezolucion 2048×1536 (4:3) IPS LCD dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass 3.

Procesori Intel Atom Z3580 64-bit me shpejtësi 2.3GHz, kartë grafike PowerVR G6430 GPU dhe 2GB RAM. 32GB hapësirë të brendshme (nuk ofrohet mbështetje për kartën microSD). Kamerë të pasme 8 megapikselë si dhe kamerë ballore 5 megapikselë.

Wi-Fi 802.11a/b/g/n/ac Wi-Fi me MIMO, Bluetooth 4.0, Micro-USB 2.0.Altoparlantë. Bateri me kapacitet 5300mAh si dhe trup prej alumini. Tableti Nokia N1 do të dalë në tregun kinez në tremujorin e parë të vitit 2015 për 249 dollarë, ndërsa në tregjet e tjera do të dalë më vonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat