Londër, kabinat jeshile ku mund të karikosh telefonin

Teknologji

Londër, kabinat jeshile ku mund të karikosh telefonin

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:31

Kabinat e kuqe emblematike të Londrës po pësojnë një ndryshim. Ato po transformohen në stacione për karikimin e telefoneve nëpërmjet energjisë diellorë. Shërbimi është i lirë megjithëse përdoruesve do t’i tregohen reklama teksa presin për karikimin e telefonit.
Dy të diplomuar për gjeografi nga shkolla e ekonomisë e Londrës konceptuan këtë ide. Me ndihmën e fondacioneve nga skema të ndryshme, ata kanë krijuar këtë shtesë të re në rrugët e Londrës. Kabinat punojnë gjatë ditës dhe mbyllen gjatë natës.
Ideja për solarbox erdhi për 3 arsye në të vërtetë. Pra, arsyeja e parë ishte se kabinat e telefonit nuk po përdoren më dhe janë shndërruar në vende për sjellje anti sociale. E dyta, sepse bateritë e telefonëve modernë nuk mundet të qëndrojnë me energji për kohën që na nevojitet ne dhe të gjithë bien pre e të tilla situatave. Dhe arsyeja e tretë ishte sepse nuk ka asnjë vend për të karikuar telefonin në hapësirën publike. Kështu që në bëmë një kërkim, morëm disa grupe fokusi dhe sollëm këto tre arsye në një produkt final, shpjegon Kirsty Kenney, bashkëthemelues i Solarbox.
Teksa shumë kabina telefonike në kryeqytetin britanik shpesh nuk përdoren ose prishen, Solarbox është duke i dhënë këtyre kabinave të famshme londineze edhe shtytjen që i duhet. Kabinat janë lyer në ngjyrë jeshile dhe janë pajisur me një panel solar prej 86 cm në pjesën e sipërme. Dhe koha e lagësht e Londrës nuk do të ndikojë në rastet emergjente të karikimit të telefonave.
Na duhet vetëm 3 orë drite dielli në ditë për të operuar një vit të tërë. Dhe arsyeja pse na duhet kaq pak është sepse kemi një bateri të integruar. Kështu që gjatë muajve të verës ose në ditët më me diell bateria mbledh të gjithë energjinë e tepërt për ta përdorur gjatë vitit, thotë Kirsty Kenney.
Solarbox mund të karikojë deri në 100 telefonë në ditë, duke ofruar 20 përqind karikim për 10 minuta. 6 kabina janë funksionale deri tani me 5 të tjera në plan për tu hapur vitin tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat