Skype sjell versionin final të përditësimit madhor më të fundit të softuerit

Teknologji

Skype sjell versionin final të përditësimit madhor më të fundit të softuerit

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 14:36

Skype kohët e fundit ka ndërvepruar vazhdimisht me aplikacionet e saj për desktop dhe Mac, ku solli edhe një version të ri me ndërfaqe të rifreskuar për OS X së bashku me një version paraprak për Windows. Ditën e djeshme, një version i plotë dhe final i aplikacionit të përditësuar të Skype për Windows është i disponueshëm për tu shkarkuar.

Versioni i ri i Skype sjell një koherencë mes platformave desktop dhe mobile, me një përqendrim të madh në bisedën me tekst dhe mbështetje për dërgim imazhesh. Po ashtu mund të keni njëkohësisht para syve tuaj edhe tekstin edhe video thirrjen. Disa nga veçoritë janë: Eksperiencë e përmirësuar për bisedat, thirrjet dhe bisedat janë të disponueshme njëherazi me vetëm një klikim si dhe video thirrjet në grup janë falas. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat