Studim: Amerikanët i frikësohen me shumë një sulmi nga hakerat se sa një vrasjeje f

Teknologji

Studim: Amerikanët i frikësohen me shumë një sulmi nga hakerat se sa një vrasjeje f

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:14

Pikërisht në periudhën e Halloween-it, firma e njohur e sondazheve Gallup, ka publikuar rezultatet e sondazhit të saj më të fundit rreth frikës ndaj krimit, të zhvilluar në Amerikë. Në këto rezultate është konstatuar diçka që ka lënë shumë veta gojëhapur. Listën e krimeve që frikësonin më shumë amerikanët, për herë të parë, e kryesonte krimi kibernetik.

Specifikisht, 69% e të intervistuarve janë shpesh tepër të shqetësuar për mundësinë e vjedhjes të të dhënave të kartës së tyre të kreditit. Ndërsa 62% do të ishin shumë të shqetësuar nëqoftëse vidhen informacionet e tyre personale nga një kompjuter apo smartfon. Çuditërisht 45% pranuan se janë të frikësuar nga vjedhja e shtëpisë së tyre dhe vetëm 18% kishin frikë se mos vriteshin. Në fakt kjo nuk duhet të ishte një surprizë pasi skandali i përhapjes së fotove nudo të personave të famshëm një muaj para pati një ndikim shumë të madh në publikun e gjerë.

Ky sondazh u zhvillua më herët këtë muaj përmes telefonit në një kampion të rastësishëm të përbërë nga 1.017 të rritur në më shumë se 50 shtete. Dhe në vitin 2001 u bë një sondazh i përafërt për krimin kibernetik ku rezultoi se 67% e bizneseve pranuan se kishin qenë viktimë e një sulmi nga hakerat, ndërsa në 2005 numri i këtyre viktimave u rrit në 74%. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat