Shareaholic: Facebook është rrjeti social që gjeneron më shumë trafik

Teknologji

Shareaholic: Facebook është rrjeti social që gjeneron më shumë trafik

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 00:22

Platforma hulumtuese e rrjeteve sociale Shareaholic publikoi raportin e saj të tre mujorit të tretë duke detajuar statistikat e trafikut për tetë uebsitet më të mëdhenj të medias sociale. Facebook vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të rrjeteve sociale me një marxhinë të lartë. Në fakt, Facebook akoma ka 22 % të trafikut që gjenerohet nga të gjitha mediat sociale. Ndjekësi më i afërt, Pinterest, gjeneron 5 herë më pak trafik, ndërsa Twitter tashmë ka rënë në më pak se 1% sipas raporteve.

Grafiku në këtë artikull detajon ndryshimet më saktësisht, me dy nga kolona të dhënash që tregojnë diferencën në numrin e vizitave të shtuara ose të humbura në secilën platformë. Të dhënat e Shareholic vijnë nga një burim prej 300,000 uebsitesh me një total prej 400 milion përdoruesish. Këto uebsite variojnë nga blogje të thjeshta deri në uebsite të mëdha komerciale me audience të ndryshme, duke i dhënë hulumtimit një statistikë të fuqishme.

Nga viti në vit, influenca e Facebook u rrit me 115 % dhe e Pinterest me 50%, ndërsa Twitter ra me 24 %. Duke pasur bazën më të qëndrueshme të përdoruesve, Facebook vazhdon të gjenerojë më shumë trafik falë një rritjeje në referime. Influenca e Pinterest është e dallueshme, gjithsesi, kjo është një shenjë e mire duke pasur parasysh se Facebook gjendet aty për shkak të më shumë se 1 miliard përdoruesvem ndërsa Pinterest ka vetëm 70 milion.

Twitter nga ana tjetër, gjendet në rënie të vazhdueshme. Që nga shtatori i vitit të shkuar, trafiku i gjeneruar ka rënë nga 1.17 % në 0.88 %. Ndërsa Stumbleupon, Reddit, Google Plus, YouTube dhe Linkedin qëndrojnë inekzistent në trafik. Për muajin shtator ata së bashku të kombinuar gjenerojnë më pak trafik sesa Twitter.(PCWolrd Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat