Njihuni me Kobo Aura H20, lexuesin e parë elektronik kundra ujit

Teknologji

Njihuni me Kobo Aura H20, lexuesin e parë elektronik kundra ujit

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 00:48

E-reader janë pajisjet teknologjike që përdoren shumë në ditët e sotme. Por çdokush do të donte të kishte një lexues elektronik të cilin mund ta merrte në pishina, në plazh apo në dush. Dhe ja tek po ju këshillojmë që produkti më i mirë për ata që kërkojnë këtë gjë është modeli Kobo Aura H2O, lexuesi i parë elektronik i papërshkrueshëm nga uji. Ai kushton vetëm 179 dollarë dhe me një karikim të vetëm mund të rezistojë për 2 muaj.

I disponueshëm në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ky version është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij Aura HD E-reader, por më i rëndë se Kindle Paperëhite nga Amazon. Aura H2O ka një ekran me prekje 6.8 inç ‘Clarity Screen’.

Densiteti i pikselave është i lartë, 265 pika për inç, kështu që teksti duket shumë i qartë e i mprehtë. Përdoruesi do të ketë mundësi të zgjedhë sipas dëshirës llojin e shkrimit dhe madhësinë e tij. Ndryshe nga tabletat, Aura H2O është perfekt për tu lexuar nën dritën e diellit, nën ndriçim të ulët dhe është rezistente ndaj pluhurit. Nëqoftëse ju bie pak rërë mbi të thjesht lajeni me ujë të rrjedhshëm.

Ky lexues ka certifikimin IP67, që do të thotë që i reziston ujit për 30 minuta deri në 3 metra thellësi. Për aq kohë sa porta e karikimit është e mbyllur, lexuesi është i sigurt. Aura H2O ka 4 GB memorie e cila është e mjaftueshme për të mbajtur disa qindra libra. Ju mund ti shkarkoni ata direkt me anë të një lidhje Wi-Fi ose nga një kompjuter. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat