iPhone 6 shpërthen në xhep, dëmtohet pronari

Teknologji

iPhone 6 shpërthen në xhep, dëmtohet pronari

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 21:07

Telashe të reja për Apple për shkak të iPhone 6. Këtë herë nën akuzë është modeli i ri Plus. Denoncimi i radhës vjen nga amerikani Phillip Lechter, një burrë nga Arizona i cili tregon aventurën e tij aspak të këndshme. Një ditë teksa po shëtiste me gruan dhe fëmijët, iPhone 6 i tij shpërtheu në xhep, duke bërë që ai të ndiejë djegie të fortë në kofshë, ndërsa nga pantallonat e tij po dilte tym. Ai e nxorri menjëherë aparatin nga xhepi, ndërsa të pranishmit i hodhën ujë me akull për ta qetësuar. Lechter u shtrua në spital, ndërsa po mjekohet për djegie të shkallës së dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat